Konjufca i kërkon Bakoyannisit mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim raportuesen e Komisionit të Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis. Në këtë takim, ata diskutuan për disa çështje kyçe, me theks të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

Sipas një njoftimi për media të Kuvendit të Kosovës, në takim, ndër të tjera, është diskutuar për gjendjen politike në vend, siç thuhet me theks të veçantë në proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkoi mbështetje nga raportuesja Bakoyannis. Znj. Bakoyannis e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shtuar se raporti faktmbledhës, të cilin do të hartojë pas qëndrimit në Kosovë, do të shërbejë si bazë për vijimin nëpër procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika