Afro nëntë orë diskutim, përfundon seanca e Kuvendit

Ka përfunduar seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportoi për draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët për themelimin e Asociacionit dhe për takimet e fundit në Bruksel

Kuvendi i Kosovës

Pas më shumë se tetë orësh diskutim ka përfunduar seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës.

Me kërkesë të partive opozitare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportoi të premten më 3 nëntor para Kuvendit për draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe për takimet e fundit në Bruksel.

Kurti, në këtë seancë tha se Draftstatuti i BE-së nuk është “Zajednica”, e cila e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013/2015.

Sipas tij, ai e ndërpret “trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015”.

Ai megjithatë tha se draft-statutin zyrtarisht ende nuk e ka pranuar. “Ta pranosh nënkupton të pajtohesh që të ndërmarrësh obligime për zbatimin e draftit”, tha ai, duke shtuar se ai ka ofruar që ta nënshkruajë atë dhe “si rrjedhojë ta pranoj”.

Shefi i ekzekutivit deklaroi para deputetëve se nuk mund të ofrojë detaje të draft-statutit. Ai tha se draft-statuti iu prezantua nga përfaqësuesit e “Pesëshes së Madhe” më 21 tetor në Prishtinë, të cilët, sipas tij, “më kërkuan garancione që drafti të mos e bëj publik, për shkak që publikimi i tij do të keqpërdorej në dëm të kontributit të qeverive sponsorizuese”.

Po ashtu Kurti, ka thënë se nëse në Bruksel do t’i ofrohej vetëm nënshkrimi i draftstatutit për Asociacionin, nuk do ta pranonte.

Kurti ka theksuar se e ka pranuar draftin e Asociacionin si pjesë të një pakete, ku përfshihet edhe Marrëveshja Bazë e Aneksi i Zbatimit.

Ndërsa, opozita pati mjaft kritika duke thënë se Kurti nuk shpalosi mjaft detaje nga draft-statuti për Asociacionin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit se në fjalimin e tij nuk tregoi se çfarë i kanë thënë emisarët perëndimorë. Ai ka theksuar se në Kuvend është thirrur të tregojë se çfarë përmban drafti i BE-së, por se deputetët nuk e dëgjuan këtë.

Ndërsa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e ka të vështirtë ta kuptojë kundërthënien e Kurti se është shprehur i gatshëm ta nënshkruajë draftin e BE-së për Asociacionin, por që s’e ka pranuar atë.

Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kurti ka shkelur të gjithë filozofinë e vet politike prej ditës së parë e deri sot për të arritur qëllimin e vet.

Ndryshe, pas takimeve me liderët evropianë dhe të Bashkimit Evropian në Bruksel më 26 tetor, Kurti deklaroi se ka pranuar propozimin për draft-statutin e Asociacionit dhe ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, por kjo ishte kundërshtuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika