Maqedonci e nderon me medalje pronarin e kompanisë së dronëve “Bayraktar”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të hënën e gjashtë nëntorit, pronarin e kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar dhe ambasadorin turk në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Maqedonci ka thënë se “Bashkëpunimi me kompaninë Baykar që është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake, me prodhimet e veta ka bërë që FSK për një periudhë të shkurtër t’i ngrisë kapacitetet e saj luftarake në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri për të gjithë qytetarët tanë”.

Gjatë këtij takimi u diskutua për projektet e radhës, në të cilat, do të investohet dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi përtej blerjeve.

“Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, shpreha mirënjohjen time të thellë duke dekoruar me medalje për ‘Shërbim të Shquar’ Haluk Bayraktar. Lidhja e fuqishme ndërmjet dy shteteve tona do të vazhdojë!”, tha Maqeonci.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika