Bislimi takon disa përfaqësues të YEA-së, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se me rastin e liberalizimit të vizave, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi më një janar të vitit 2024, qytetarët do të mund të udhëtojnë të lirë, për vizita afatshkurtra

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me disa përfaqësues të ambasadorëve të rinj të Kosovës (YEA).

Me anë të një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se me rastin e liberalizimit të vizave, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi më një janar të vitit 2024, qytetarët do të mund të udhëtojnë të lirë, për vizita afatshkurtra.

“Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Sot, takova disa përfaqësues të ambasadorëve të rinj të Kosovës (YEA). Me ardhjen e liberalizimit të vizave, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë të lirë, për vizita afatshkurtra. Veçanërisht për të rinjtë, të cilët do të mund të vizitojnë kryeqendrat evropiane, pa barrierat e së kaluarës”, shkroi Bislimi.

Ai thotë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar mbi fushatën e Qeverisë për liberalizimin e vizave, e kontributin që ata mund të japin në informimin e bashkëmoshatarëve të tyre, sipas edhe rolit që mbajnë si ambasadorë të rinj.

“Të rinjtë janë forcë shtytëse e një shoqërie, veçanërisht në vendin tonë, prej rinisë dinamike e moshës mesatare relativisht të re. I falënderova ata për takimin e bisedën e frytshme të zhvilluar”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika