Murati: Financimi për Termokosin ekziston, projekti është bllokuar, sepse s’ka ratifikim të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita

Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë eurosh për Termokosin. Financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Por, projekti po mbahet i bllokuar, sepse nuk po ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare si rezultat i bllokadës nga opozita në Kuvend, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati

Hekuran Murati, Ministër i Financave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për shkak të mosratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita, është bllokuar projekti që ka të bëjë me financimin në vlerë prej 80 milionë eurosh për Termokosin.

Në një postim në Facebook, Murati ka thënë se projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qendrore përmes energjisë së ripërtëritshme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës.

“Qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin. Me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Por projekti po mbahet i bllokuar sepse nuk po ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare si rezultat i bllokadës nga opozita në Kuvend, e për ratifikim duhen 80 vota”, ka thënë ai.

Ministri Murati ka theksuar se nëse është dikush që po bllokon projektet madhore, sipas tij, janë pikërisht partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë.

Ai i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, që “në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika