“Ma bleni një arkivol dhe më ktheni në Prishtinë”, Dedaj ka një kërkesë prej Speciales

Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit para Prokurorisë Speciale në Hagë, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka bërë disa deklarata interesante

Gjatë ditës së hënë, ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Deja, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dedaj ka bërë bërë disa deklarata interesante para Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Me mua është marrë Serbia, ma ka shkatërruar jetën Serbia, ma ka shkatërru familjen Serbia, ma ka shkatërru karrierën Serbia dhe sot po më shkatërron Serbia. Dhe unë nuk kam dëshirë me shku në shtëpi hiç, kam dëshirë me ma ble ju një arkivol dhe me më kthy në Prishtinë”, ka thënë Dedaj.

Dedaj gjatë tërë seancës ka mohuar se është rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së në fshatin Qirez në vitin 1998, duke shtuar se shumë gjëra nuk i kujtohen. Madje, ai është shprehur se për shkak të regjimit serb i kanë mbetur shumë trauma.

Ai tha se ka momente që edhe po ta pyesin si e ka emrin, ai s’do të dinte si të përgjigjej.

“Isha ulur në karrige, kur i kam pa ato sjellje të pahijshme, jam ngritur në këmbë dhe jam mendu me i qetësu, mund ta kem marrë ndonjë grusht, si në futboll, që merr ndonjë bërryl apo grusht. Ajo për mu nuk është asgjë. Jeni ka bisedoni me një njeri tepër të veçantë dhe të jashtëzakonshëm, sa i përket sakrificave dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës…Shpeshherë mundem të mos jem në gjendje me më pyet si e kam emrin dhe mos ta di”, tha ai.

Duke i komentuar disa deklarata të tij në të kaluarën se është rrahur nga UÇK-ja, Dedaj tha se e pranon publikisht se i ka ekzagjeruar ato ngjarje.

Dedaj u nervozua nga pyetjet e prokurores, duke thënë se me pyetjet e saj po ia shkatërron jetën.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika