Jep dorëheqje drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Buçinca-Zhubi

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm-ShSKUK, ju konfirmon se drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë “Dr. Sali Haxhibeqiri”, Luljeta Buçinca-Zhubi, e ka dorëzuar sot në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), dorëheqjen nga kjo pozitë.

Lajmin për dorëheqjen e Buçinca-Zhubit e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, menaxhmenti i ShSKUK-së.

“Zyra e drejtorit të Përgjithshëm-ShSKUK, ju konfirmon se drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjen e ShSKUK-së.

Buçinca-Zhubi, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, tha se përkushtimi në profesionin e saj si infektologe e ka shtyrë të japë dorëheqje.

“Po, përkushtimi si infektologia e vetme regjionale”, tha shkurtimisht ajo.

Ndryshe, ditë më parë, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka gjetur konflikt interesi në rastin e drejtoreshës Buçinca-Zhubi, e cila ka punësuar djalin e dajës si depoist në Spital.

Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar tha se për këtë rast do të merren veprimet e nevojshme sipas ligjit.

“Kemi pranuar nga Agjencia Antikorrupsion një Vendim, ku është konstatuar konflikt interesi nga drejtoresha Zhubi. Konform Vendimit, drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga Sektori i personelit ShSKUK t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”, thuhej në përgjigjen e ShSKUK-së dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika