Pas pezullimit të protestës së Njësisë Speciale, flet kryetari i Sindikatës së Policisë

Kërkesat e tyre përfshijnë përmirësimin e shtesës për rrezikshmëri, sigurimin në shëndetësi, ligjin për pensionim dhe shujtat për policinë. Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri, ka thënë se FIT-i dhe Policia e Kosovës kanë kërkesa të ngjashme dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me FIT-in

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar se javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Policëve, Imer Zeqiri, ka thënë se nuk e di datën e saktë se kur pritet të ndodhë ky takim.

Ai tha se kërkesat e FIT-it janë të njëjta si të Policisë së Kosovës dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me FIT-in.

“Ne kemi qenë në kontakt me ta që do të pezullohet dhe që kryeministri do t’i takojë ata në një takim javën e ardhshme. E tash çka do të dalë nga takimi nuk mund të supozojë. Ata janë fokusuar më shumë në dy kërkesa dhe pse ka dhe kërkesa tjera. Edhe pse këto janë kërkesat e Policisë së Kosovës, përmirësimi i shtesës për rrezikshmëri, të pakënaqur janë të gjithë, sigurimi në shëndetësi, ligji për pensionim, shujtat për polici, etj. Ju e dini që ne sindikata kemi një peticion dërguar në Kuvend të Kosovës dhe po presim një përgjigje”, tha ai.

I pyetur se a do të jetë në këtë takim, ai tha “mendoj që duhet të jemi prezent në atë takim, për shkak se jem pjesë e atij procesi. Është thënë javën e ardhshme, por nuk ka ndonjë datë të caktuar”.

Ndryshe, javën që lamë pas, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) mbajtën një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku paraqitën kërkesat e tyre.

Përfaqësuesi i FIT-it tha se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marrë premtime e asnjëra nuk është realizuar. Te Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Përfaqësuesi i FIT-it bëri të ditur se kërkesat e tyre janë: kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika