Ish-ambasadori Cana: Drafti për Asociacionin është final dhe i pranuar nga Albin Kurti

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka thënë se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është final dhe i pranuar nga vetë kryeministri Kurti

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, teksa është pyetur se çfarë po fshihet për draftin e Asociacionit, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po fshihet nga historia e tij personale dhe nga kauza politike. Dhe, kjo, sipas tij, është kundërshtimi i Asociacionit.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV dukagjini, Cana ka thënë se draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është final dhe i pranuar nga vetë kryeministri Kurti.

“Këtu Albin Kurti fshihet nga historia e tij personale dhe nga kauza politike e tij…, dhe kjo është kundërshtimi i Asociacionit, ai po fshihet pas kësaj dhe po përpiqet në formën sa më populiste dhe më të butë të mundshme t’ia shesë popullit apo elektoratit të tij. Drafti është final dhe i pranuar Albin Kurti, publikisht e ka pranuar se e ka pranuar atë draft. Nëse e marrim Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, ne e shohim se ka disa elemente shtesë të cilët nuk kanë ekzistuar në vitin 2013 dhe 2015, dhe kjo është shqetësuese”, tha ai.

Vetëmenaxhimi, çështja e së drejtës apo e Kishës ortodokse serbe dhe drafti i cili ka disa elemente si në raportin me pushtetin qendror dhe lokal, janë disa nga elementet, që, sipas tij, janë shtesë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

“Janë tre elemente: i pari është elementi i vetëmenaxhimit, elementi i dytë është çështja e të drejtës apo Kishës ortodokse serbe dhe elementi i tretë ka të bëjë me vetë draftin i cili ka disa elemente si në raport me pushtetin, i cili nëse ka karakter territorial edhe në raport me pushtetin qendror në njëfarë forme ato ingerencat të cilat pushteti lokal i ka, i transferohen Asociacionit dhe krijojnë pa asnjë dyshim një nivel të ri në sistemin kushtetues të Kosovës, i cili vetëmenaxhimi do të shërbejë si një organizim politik dhe Asociacioni si një mekanizëm për zbatimin e agjendës politike me karakter territorial, do të shpie deri në një autonomi territoriale. Kurti ka bërë një gabim fatal i cili diplomatik, për të cilin duhet t’i japë llogari edhe elektoratit, por edhe vetë historisë sa i përket normalizimit të mosnjohjes në mes të dy shteteve si dhe ku ka ikur njohja në qendër, e cila ishte e obligueshme dhe qëllimi SHBA-ve”, shtoi ai.

Po ashtu, ai shtoi se ndonëse Kurti po i akuzon deputetët e partive opozitare për mosratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në kuvend, sipas Canës, Lëvizja Vetëvendosje është pikërisht ajo që dikur kishte kundërshtuar marrëveshjen ndërkombëtare të MSA-së.

“Kosova luftonte për anëtarësim në UNESCO, në INTERPOL, në Këshill të Evropës, luftonte për ta marrë një MSA të duhur të cilën vetë Kurti, marrëveshjen më të rëndësishme ndërkombëtare që e ka nënshkruar Kosova, e ka kundërshtuar LVV dhe sot e shohim se si LVV e kritikon opozitën pse nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare, por marrëveshjen ndërkombëtare MSA nuk e kishte votuar vetë”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika