Haxhiu: Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk do të lejohet që brenda shtetit të Kosovës të ketë edhe një shtet tjetër

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk do të ketë autonomi për serbët në Kosovë.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haxhiu ka thënë se nuk do të lejohet që brenda shtetit të Kosovës të ketë edhe një shtet tjetër.

“Ka kërkesë që drafti të mos bëhet publik. Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që të ketë një shtet tjetër brenda shtetit tonë. Nuk ka asnjë autonomi, nuk do të ketë autonomi në Republikën e Kosovës”, është shprehur Haxhiu.

“Kryeministri Kurti është partner serioz që i trajton dokumentet me respekt dhe konsideratë kërkesat e ndërmjetësve. Sa për kryeministrin Kurti, teksti mund të ishte publik që dje, por kjo nuk mund të ndodhë, dhe për këtë arsyet i ka dhënë Kurti”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika