Shefi i BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog, në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi pas dorëzimit të raportit të BE-së për Kosovën, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në BE-së, duke theksuar se fjalët e tij nuk janë boshe, por janë zotim, përkushtim e punë e madhe.
Më tej, ai ka thënë se punën e Kuvendit ende po e pengon mosbashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës.
“Agjenda e reformës drejt BE është shumë me rëndësi. Mospabshkëpunimi mes partive dhe mazhorancës vazhdon të pengojë punën e Kuvendit. Duhet më tutje të fuqizohen veglat për fuqizimin e ligjit në Kosovë. Kosova ka nevojë të bëjë hetime më proaktive për luftimin e krimit të organizuar. Kosova ka ende nevoje te përgatitet në prokurimin publik, qarkullimi i mallrave, doganën. E ardhmja e Kosovës është në BE, këto nuk janë fjalë boshe. Kërkohet zotim, përkushtim dhe punë e madhe gjithashtu”, ka thënë Szunyog.