“Kancelari gjerman viziton Kosovën në fillim të qershorit”

Sipas Deutsche Welle, Scholz pritet që përveç Beogradit (më 10 qershor), të vizitojë edhe Prishtinën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë muajit qershor pritet ta vizitojë Kosovën.

Kjo në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, qëllimi i të cilës raportohet të jeta përgatitja për samitin e Procesit të Berlinit, raporton Deutsche Welle në gjuhën serbe.

Sipas Deutsche Welle, Scholz pritet që përveç Beogradit (më 10 qershor), të vizitojë edhe Prishtinën.

Temat të cilat pritet të diskutohet do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera.

Një burim i DË ndërkohë ka vlerësuar se Scholz po përpiqet të përgatitet mirë për samitin e Procesit të Berlinit, i cili ndoshta do të zhvillohet në gusht.

“Ndryshe nga ish-kancelarja Angela Merkel, Scholz është më shumë drejt zgjidhjeve konkrete. Ai kujdeset që ky samit të mos jetë thjesht një udhëtim i kushtueshëm, por të arrihen zgjidhje konkrete”.

Ndërkaq, qëllimi i Procesit të Berlinit është të lidhë më ngushtë rajonet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Kjo vizitë ishte paralajmëruar të ndodhë edhe nga vetë kancelari gjerman.

Ndryshe, kancelari Scholz, gjatë muajit maj ka pritur në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kancelari gjerman, fillimisht, kishte takuar kryeministrin Kurti, takim ky që ka pasuar me mbajtjen e një konference për media. Më pas, Schloz ka vazhduar me takimin dhe konferencën me presidentin serb, Vuçiq.

Në takimin me kreu e ekzekutivit të Kosovës, kancelari gjerman i kishte këruar konstruktivitet në procesin e dialogut me Serbinë.

Para gazetarëve, kancelari gjerman Scholz ka thënë se në kohën e sotme, kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet. Ai vlerësoi faktin se Kosova u pozicionua shumë herët dhe me qartësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbështetur sanksionet.

E lidhur me çështjen e vizave, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, kishte thënë se do të angazhohet me këmbëngulje që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodhë sa më shpejt.

“Përparim i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizmin e vizave për Kosovën. Për këtë angazhohem në Bashkimin Evropian me këmbëngulje”, ka thënë kancelari gjerman.

Ndërkaq, udhëheqësi i Qeverisë së Kosovës kishte thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për paqe të NATO-s ku llogaritet në ndihmën e Gjermanisë.

Ai kishte thënë se mbështesin Procesin e Berlinit, derisa Kosova refuzon iniciativa tjera paralele.

Gjithçka nga takimi i Kurtit me kancelarin gjerman

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika