Murati nënshkruan marrëveshje me USAID-in për vlerësimin kreditor të Kosovës

Është nënshkruar marrëveshja për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe USAID-it

Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka nënshkruar marrëveshje me drejtoreshën në detyrë të Misionit të USAID-it në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler dhe zv. drejtorin e Projektit “Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa”, Artan Loxha, për mbështetje në marrjen e vlerësimit kreditor për Kosovën.

Sipas komunikatës, marrëveshja mbështet në marrjen e vlerësimit kreditor të Kosovës në mes të MFPT dhe USAID.

“Në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit parashihen aktivitetet e përbashkëta si edhe mbështetja që USAID do të ofrojë për Republikën e Kosovës në marrjen e vlerësimit kreditor. Marrja e vlerësimit kreditor ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson që investitorët e huaj të kenë një pasqyrë të qartë të mundësive dhe përfitimeve nga investimet që ata bëjnë në Kosovë si dhe rritë besueshmërinë mbi stabilitetin financiar të vendit”, thuhet në komunikatë.

Ministri Murati theksoi se “si ministri përgjegjëse për financa është shumë me rëndësi që të sigurojmë qasje sa më të lehtë në financa për të gjitha institucionet financiare, andaj marrja e vlerësimit kreditor për vendin është një hap tjetër i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Kurse, drejtoresha në detyrë, Monaghan Hogler, ka theksuar se “vlerësimi kreditor do t’i ofrojë Kosovës qasje më të madhe në tregjet kapitale ndërkombëtare si dhe do të zvogëlojë kostot e huamarrjes”.

Hogler, gjithashtu, theksoi rëndësinë e vlerësimit kreditor për të rritur besimin e investitorëve dhe për ta bërë Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika