Janjiq: Serbia ta respektojë marrëveshjen

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka thënë se ofrimi i njohjes de fakto është në kuadër të marrëveshjes së Ohrit, dhe se, sipas tij, "në kuptimin juridik dhe diplomatik, kjo nënkupton pezullimin e veprimeve për pengimin e njohjes së Kosovës"

Analistët në Beograd thonë se marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ajo e Ohrit nënkuptojnë se Serbia e ka njohur Kosovën si shtet, por që këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet e Serbisë.

Ata përmendin njohjen e dokumenteve dhe një sërë çështjesh të tjera, por thonë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po nguron ta pranojë.

Nga Serbia kërkohet dhënia e rezultateve në raport me Kosovën, që është njohja de facto.

Sipas njohësve të zhvillimeve, raporti vjetor i Komisionit Evropian ku kërkohet nga Serbia që t’i përmbushë obligimet në dialog, është në njëfarë mënyre thirrja për ta njohur sovranitetin e Kosovës.

“Ofrimi i njohjes de fakto është në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Në thelb, kjo do të thotë se Serbia e pranon se në realitet ekziston Republika e Kosovës dhe jo e ashtuquajtura Kosovë, madje as ajo me yll. Në kuptimin juridik dhe diplomatik, kjo nënkupton, siç shkruhet në marrëveshjen e shkurtit, pezullimi i veprimeve për pengimin e njohjes së Kosovës dhe krijimin e pengesave për Kosovën në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike./RTK

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika