Haxhiu takohet me kryeprokurorin Kelmendi, diskutojnë për rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me Kryeprokurorin e vendit, Besim Kelmendi ku kanë diskutuar për rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë të premtes së 10 nëntorit, është takuar me Ushtrues Detyre të Kryeprokurorit të vendit, Besim Kelmendi.

Këtë e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Haxhiu ka theksuar se ata kanë diskutuar “për rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave, reformën në drejtësi, zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore objektet e prokurorive në Mitrovicë dhe Prizren dhe çështje të tjera që ndërlidhen me përgjegjësitë tona institucionale”.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika