Sveçla takohet me homologun turk, thekson nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Ministri Sveçla ka thënë se Kosova është e interesuar që bashkëpunimi me Turqinë të shtrihet në ekspertiza specifike që do të kontribuonin në sigurinë e përgjithshme të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun nga Turqia, Ali Yerlikaya.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se Kosova është e interesuar që bashkëpunimi me Turqinë të shtrihet në ekspertiza specifike që do të kontribuonin në sigurinë e përgjithshme të Kosovës.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se Kosova ka gëzuar përkrahjen e Turqisë që nga shpallja e pavarësisë e përgjatë procesit të shtetndërtimit, veçanërisht në fushën e sigurisë përmes ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe atyre teknike.

“Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për marrëdhënien e shkëlqyeshme, si dhe diskutuam sfidat aktuale dhe mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit, me theks në fushën e sigurisë dhe teknologjisë, në të cilat, Turqia ka shënuar arritje mbresëlënëse. Në frymën e gatishmërisë për t’i shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fushat që Ministritë tona mbulojnë, me mirënjohjen për mbështetjen nga shteti turk, shpreha interesin që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në ekspertizat specifike që do të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika