Haziri: Mesazhi i Hovenier ishte që t’ia largojë popullit frikën e “Zajednicës” që e mbolli Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se mesazhi i Ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ishte që t’ia largojë, siç u shpreh ai, popullit frikën e “Zajednicës” që e mbolli Albin Kurti

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se mesazhi i ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ishte që t’ia largojë, siç u shpreh ai, popullit frikën e “Zajednicës” që e mbolli Albin Kurti.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Albini është bërë kryeministër, por siç u shpreh ai, frikën që e mbolli nuk e largoi.

“Po debatohet e analizohet se kujt ia adresoi mesazhin amabasadori amerikan, shkëlqesia e tij, Hovennier”.

“Shumë e drejtë, por mesazhi është për popullin e Kosovës, për t’ia larguar frikën nga Zajednica që e mbolli vetë Albin Kurti opozitar! Albini u ba kryeministër, por frikën që e mbolli, nuk e largoi. Përkundrazi”, ka shkruar Haziri.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar sërish se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për Atlantic Council, Hovenier theksoi se draft-statuti i BE-së përmbush pritjet e ShBA-së se nuk është krahinë autonome brenda Kosovës dhe se është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë Hovenier.

Ndryshe, dje Hovenier në një deklaratë para mediave ka thënë se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

Hovenier ka thënë para mediave se, megjithatë, fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika