Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien: Konfirmoi mbështetjen e ShBA-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Paris. Gjatë këtij takimi kryeministri Kurti ka njoftuar se, O’Brien ka konfirmuar edhe më tej mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për Kosovën.

“Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Tutje ai ka theksuar se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO – si objektiva kryesore strategjike.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti të premten ishte për vizitë në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023, ndërsa tani ndodhet në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika