Nëntë milionë njerëz vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit

Kërcënmi më i madh me të cilin përballet jeta jonë është sfida me klimën

Ilustrim

Veprimet të cilat tani po ndërmerren do të përcktojnë të ardhmen e brezave që do të vijnë, dhe tani duhet të jetë koha për secilin që të mos vazhdojnë më piroritizimin e fitimit mbi njerëz.

Ndotja e ajrit është problemi kyç, që në bazë të statistikave nga studimet e bëra së fundi dhe të nxjerra në revistën The Lancet Planetary Health po merr jetën e 9 milionë njerëzve çdo vit.

Rachael Kupka është pjesë e një aleance globale mbi shëndetin dhe ndotjen.

Rachael Kupka
Rachael Kupka

“Ne po shohim një rritje të numrit të vdekjeve nga ndotja moderne. Dhe ajo që dua të them me ndotjen moderne është ajo që shkaktohet nga industrializimi, urbanizimi. Anasjelltas, ne po shohim një ulje të numrit të vdekjeve nga ndotja tradicionale”.

”E drejtë. Kjo është një ndotje e lidhur me varfërinë. Është ajo e shkaktuar nga sobat e brendshme të kuzhinës ose uji dhe kanalizimet. Dhe për shkak të sasisë së investimit që është bërë në ato zona, ne me të vërtetë po shohim që këto shifra të ulen. Dhe kështu efekti i përgjithshëm neto është në fakt se ka të njëjtin numër vdekjesh. Pra, përmirësimet që po shohim në ndotjen tradicionale po kompensohen nga kjo rritje e vdekjeve nga ndotja moderne.”, ka thënë Kupka.

Tutje, Kupka thotë se vdekjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj ndotësve modernë janë rritur me 66% që nga viti 2000.

Disa kryeqytete kanë pasur sukses në trajtimin e ndotjes, duke përfshirë Bangkok dhe Mexico City.

Por, nivelet e ndotjes vazhdojnë të rriten në qytetet më të vogla. Vendet afrikane janë ndër vendet më të prekura nga vdekjet nga ndotja.

Sipas Rachael Kupka, ky nuk është një problem që mund të zgjidhet me gjysmëmasa. Ai shkon përtej efikasitetit të energjisë dhe zero emetimeve neto.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika