Nga aksioni antidrogë në veri, u shkrepën 26 plumba në drejtim të policisë

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion kundër drogës edhe në veri të vendit, ku është raportuar se ka pasur të shtëna armësh në drejtimi të Policisë me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 fishek të armës

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion kundër drogës edhe në veri të vendit, ku në gjatë realizimit të aksionit në fshatin Izvor të Zveçanit, persona të pa njohur kanë gjuajtur me armë në drejtim të zyrtarëve policorë, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 plumba të armës.

“Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në raportin policor, trasnmeton Portali D.

Të hënën, në mëngjes duke u  raportuar për aksionin e Doganës dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit, është raportuar se ka pasur edhe të shtëna armësh në drejtimi të Policisë.

Policia ka bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar dhe se rasti vazhdon të jetë nën hetime nga njesitë relevante.

Në Izvor policia ka gjetur edhe një laborator të drogës në një objekt në ndërtim, pronë e një mashkulli/Serb.

Policia njofton se janë gjetur dhe asgjësuar 9 mijë 84 copë bimë të dyshuara narkotike.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar katër kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një pushkë gjuetie. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë aksion, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

“Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.

Ndërkaq, gjatë së hënës gjithashtu edhe në Ferizaj, policia ka sekuestruar reth 70-të kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.

Nga ky aksion, janë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Gjashtë milion euro vlera e drogës së konfiskuar nga Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika