Nis rishqyrtimi gjyqësor për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 21 shkurt të vitit 2022, por që e njëjta ishte anuluar nga gjykata

Shqyrtimi i radhës gjyqësor për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka nisur mbajtjen e seancës gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitaj.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 21 shkurt të vitit 2022, por që e njëjta ishte anuluar nga gjykata.

Këtë e kishte bërë të ditur vëllai i viktimës, Shkelqim Pajazitaj përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Seanca ishte paraparë të fillojë nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e njoftimi që nuk do të mbahet na vjen në ora 08:26, me arsye se nuk mund ta sjellin të akuzuarin në Gjykatë. A thua sot nuk do të mbahet asnjë gjyq, sepse nuk paska transport shteti t’i sjellin të akuzuarit, apo vetëm për të akuzuarin për vrasjen e Donjetës nuk mundet shteti t’i sigurojë transport”, kishte shkruar ai.

Shqyrtimi i radhës gjyqësor për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Në vitin 2015, në një fshat të komunës së Deçanit në Kosovë, kishte ndodhur një nga vrasjet më misterioze të pasluftës.

Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur një ditë derisa po shkonte në punë.

Donjeta Pajazitaj u vra më 9 nëntor të vitit 2015

Kishin kaluar javë të tëra dhe ajo nuk gjendej, derisa në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit u gjetën mbetje të një trupi.

Pasi ishte lajmëruar policia dhe u bë ekspertiza, u kuptua se mbetjet ishin të vajzës 24 vjeçare që po mungonte prej javësh.

Këtu do fillonte edhe saga gjyqësore e cila ende vazhdon.

Personi që është shpallur i pafajshëm, më vonë u dënua me burgim të përjetshëm dhe më pas u kthye në rigjykim përsëri.

Njëra nga seancat gjyqësore në rastin e Donjeta Pajazitajt.

Naser Pajazitaj, ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Ferizajt për vrasjen e kushërirës Donjeta Pajazitaj në vitin 2015 në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit, dhe për mbajte të paautorizuar të armëve.

65 vjeçari është i dyshuari kryesor, i cili aktualisht gjendet në paraburgim deri në përfundim të procesit gjyqësor dhe verdiktit final për këtë rast.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika