Tre milionë euro për shqiptarët e Luginës, falënderime por dhe kritika

Në buxhetin e vitit 2024 të Kosovë janë paraparë tre milionë euro për Luginën e Preshevës, një milion më shumë sesa sivjet. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur falënderues për këtë buxhet, por prapë nuk e ka kursyer Kryeministrin nga kritikat, përfshirë edhe politikanë që punojnë me të e janë nga Lugina. Njëri ndër ta është edhe Ragmi Mustafi, pjesë e PVD-së, i cili akuzat e Arifit i cilëson tendencioze dhe të pa-baza

Viteve të fundit, rrallë herë deklaratat e kryetarit të Preshevës kanë qenë në vijë me politikat e Albin Kurtit.

Megjithatë, Shqiprim Arifi e ka falënderuar Kryeministrin, në qeverisjen e të cilit për vitin 2024 janë ndarë 3 milionë euro për Luginën e Preshevës.

Por nga 15 rreshtat dedikuar Qeverisë së Kosovës, 11 të tjerët Arifi i ka prapë kritika e akuza, madje edhe për korrupsion.

Ai akuzon politikanët që përfaqësojnë Luginën për zhvatje të fondeve të vitit të kaluar.

Ragmi Mustafi, i cili përmendet në akuzat e kryetarit të Preshevës kritikat i cilëson të pa baza dhe tendencioze.

“Kritika vazhdimisht do të ketë por ato një pjesë e mirë e tyre ka qenë për të pamundësuar mundësinë e buxhetimit të ardhshëm pra për të pamundësuar që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkujdesjes për shqiptarët e atjeshëm”, ka thënë kryetari i PVD-së, Ragmi Mustafi.

Mustafi thotë se edhe këtë vit mbi 255 mijë euro nga ky buxhet shkojnë për financimin e librave shqip për filloristët shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika