ATK-ja mbledh afro një milion euro borxhe nga bizneset për dy ditë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë të ditur të martën, se brenda dy ditësh ka arritur të mbledhë afro një milion euro borxhe nga bizneset

ATK-ja

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk u janë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura të masave të sforcuara.

Lidhur me këtë, Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme më 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion te 14 subjekte biznesore, te të cilat janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

Aksioni në fjalë është zhvilluar në komunat, Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat kanë arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe.

“Po ashtu, nga masat e ndërmarra, përveç borxhit të inkasuar, është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë mbi 775 mijë euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit.

“Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, te të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së. Trajtimi i barbartë i tatimpaguesve do të vazhdojë ta karakterizojë ATK-në, pasi vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrijë të ketë shtrirje gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

ATK-ja ka njoftuar se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në ditët në vazhdim ndaj bizneseve që kanë borxhe ndaj këtij institucioni.

Ndërkaq më 2 prill, Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se, për tre muaj kanë mbledhur 177.7 milionë euro të hyra.

Sipas ATK-së, këto të hyra e kanë kaluar planin e paraparë për 23.2 milionë euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin, tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milion euro apo 15.1 % me shume”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Sipas Administratës Tatimore, plani strategjik për katër vitet e ardhshme, përmban tri qëllime strategjike. Ato janë, përmirësimi i qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, përmbushja e objektivave fiskale të Qeverisë, modernizimi i ATK-së.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika