Lajçaku takohet me Vuçiqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka pasuar takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd. Ky takim vjen pas vizitës së tij në Kosovë më 7 nëntor, ku u diskutua drafti i ri për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

I dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Beograd, 14 nëntor 2023.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Më 7 nëntor, Lajçak vizitoi Kosovën, ku diskutoi me përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës për draft-statutin e ri për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Propozimi i ri “për një model modern evropian” për draft-statutin e Asociacionit u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë nga anëtarët e “Pesëshes së Madhe” gjatë vizitës së tyre në këto dy shtete më 21 tetor.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizim, që ndërmjetësohet nga BE-ja, kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit dhe tha se mund të harmonizohet përmes akteve nënligjore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, duke argumentuar se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit.

Megjithatë, gjatë një takimi me liderët evropianë në Bruksel më 26 tetor, Kurti tha se ka pranuar draft-statutin e ri të propozuar, shkruan REL.

Dokumenti i këtij draft-statuti nuk është bërë publik. Megjithatë, Kurti ka thënë se ai është shkruar më shumë në kujdes ndaj germës sesa frymës së Kushtetutës së Kosovës.

Më herët gjatë vitit, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raportet. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika