Bullgaria i kërkon Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën për t’u anëtarësuar në BE

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim Evropian është rruga e vetme dhe ka inkurajuar vendin të miratojë ndryshimet kushtetuese për të arritur këtë qëllim

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov.

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, ka thënë të martën gjatë një vizite në Shkup se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkim Evropian (BE) është “rruga e vetme” dhe se ajo duhet t’i miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta arritur këtë.

Zheljaskov u takua me homologun e vet maqedonas, Talat Xhaferi, gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik.

“Për ne është me rëndësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin së bashku drejt BE-së. Vitin e kaluar Kuvendi bullgar e miratoi propozimin francez. Kompromisi është për të mirën e kombeve tona. Qëndrimi ynë nuk dallon nga ai i parlamentit maqedonas”, tha Zheljaskov.

Maqedonisë së Veriut i kërkohet ta ndryshojë Kushtetutën për ta përfshirë pakicën bullgare në preambulës e saj, si popull shtetformues, nëse dëshiron t’i vazhdojë bisedimet për anëtarësim në BE.

Ky ndryshim parashihet me atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve të saj me Bullgarinë.

Për miratimin e tyre nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin maqedonas, të cilat për momentin nuk i kanë partitë në pushtet, pasi opozita maqedonase dhe ajo shqiptare kanë ngulur këmbë se nuk do t’i mbështesin.

Xhaferi tha se shumica po bën gjithçka për të siguruar mbështetjen e deputetëve, “meqë integrimit në BE ka rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut”.

Në takimin e sotëm me Xhaferin, Zheljaskov tha se bisedoi edhe për zbatimin e marrëveshjes së vitti 2019 për fqinjësi të mirë dhe uljen e tensioneve mes dy vendeve, shkruan REL.

“Duhet ta ndërtojmë besimin, duhet ta kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes dhe garanci për këtë është respektimi i të drejtave të bashkësisë etnike bullgare”, shtoi Zheljaskov.

Derisa kryetari i Kuvendit bullgar përcolli në Shkup mesazhe për nxitjen e dialogut, zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova, nga Sofja i dërgoi Shkupit një sërë kritikash të ashpra për siç ka thënë “mungesë të vullnetit për bashkëpunim dhe përmbushjen e kritereve për vazhdimin e integrimit evropian”.

“Politikanët në Shkup nuk tregojnë as dëshirë e as konsensus për bashkëpunim. Maqedonia e Veriut nuk tregon asnjë shenjë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë”, tha Jotova gjatë një fjalimi në Universitetin e Sofjes.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika