Shefqet Kabashi nis dëshminë e tij në Hagë

Në Hagë ka nisur dëshminë e tij, Shefqet Kabashi, në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë po dëshmon Shefqet Kabashi, në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Kabashi ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e Speciales, duke thënë se kjo gjykatë i ka shkaktuar shumë dëmtime Kosovës.

“Unë kam qenë i sjellshëm me ju, sepse ju e dini që nuk ka qenë gatishmëria ime për të ardhur, megjithatë jeni përpjekur që të gjeni të gjitha mundësitë për të më sjellë këtu dhe për këtë arsye nuk mund të bashkëpunoj me ju, me prokurorët. Ju dëmtoni kaq shumë njerëz, përfshirë këtu edhe dëshmitarët dhe të gjithë vendet tona”, ka thënë Kabashi.

Kjo dëshmi pritet të zgjasë dy ditë.

Ai po dëshmon në gjuhën angleze, meqë, sipas tij, në deklarimet e mëhershme të dhëna në gjuhën shqipe është keqkuptuar për shkak të dialektit.

Ai kishte dëshmuar edhe në rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai konsiderohet dëshmitar kyç në rigjykimin e Haradinajt, të Balajt dhe të Brahimajt.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika