Hoxha: Natyra e Asociacionit po shndërrohet në një institucion serb brenda një Kosove multietnike

Natyra e Asociacionit po shndërrohet në një institucion serb brenda një Kosove multietnike, ka thënë analisti Ylli Hoxha

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta publikojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Sipas tij, natyra e Asociacionit po shndërrohet në një institucion serb brenda Kosovës.

“Kurti duhet ta publikojë statutin. 2013-ta në asnjë pikë si marrëveshje nuk e paraqet Asociacionin si me autoritet, autorizim për mbrojtjen e pakicës serbe, e paraqet si përfaqësues të të drejtave që ia ka deleguar Kushtetuta komunave të caktuar dhe menaxhimin më të mirë të tyre. Në 2015-tën thotë se Asociacioni promovon interesat e komunave, e tash Asociacioni do të angazhohet në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të interesave të komunitetit serb të Kosovës”, ka thënë Hoxha në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

“Natyra e Asociacionit po shndërrohet në një institucion serb brenda një Kosove multietnike. Shpresoj që ky draft të jetë gabim, shpresoj që ky draft nuk është i vërtetë, dhe nëse është i vërtetë shpresoj që Kurti ende është në fazën e taktizimit e nuk është në fazën e adoptimit të mendimit që ky statut ndoshta edhe mund të aplikohet”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika