Spahiu: Vetëm pasi të valojë flamuri i Kosovës në Beograd, të themelohet Asociacioni

Profesori, Nexhemdin Spahiu ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Ai ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve të kota të Kosovës në këtë çështje, drafti i statutit është miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Sipas tij, duke qenë se ky pazar është tashmë i bërë, është e rëndësishme që Kosova të kërkojë që flamuri i saj të valojë në Beograd përpara se Asociacioni të themelohet

Spahiu: Vetëm pasi të valojë flamuri i Kosovës në Beograd, të themelohet Asociacioni (fotoilustrim)

Më kthim prapa s’ka sa i përket Asociacionit dhe tashmë ndërkombëtarët kanë dorëzuar një draft-statut, por krejt çka duhet pala kosovare të bëjë është të kërkojë që flamuri i Kosovës të valojë në Beograd dhe pastaj ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ka theksuar profesori Nexhemdin Spahiu.

Sipas Spahiut, përpjekjet e Kosovës tanimë janë të kota, nëse për draftin janë pajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Ne mund të përpiqemi, por përpjekjet tona janë të kota, nëse për draftin janë pajtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Atë Pazar janë pajtuar amerikanët e evropianët, nëse është pajtuar Vuçiq, ne s’fitojmë më gjë nga kjo. Ne është dashur të luftojmë me qa sa kemi pasur mundësi për një pazar më të mirë deri më tani. Por, tani u pre ky pazar. Problemi është se na ta bëjmë më dije tani edhe Bashkimit Evropian, edhe SHBA-ve edhe Serbisë që ky Asociacion me kompetenca tash çfarë veç i dihen, publikisht akoma s’dihen, ato janë veç të vendosura.

Duhet të vihet në fuqi (Asociacioni) vetëm pasi të valojë flauri i Kosovës në Beograd. Këtë mund ta bëjë Kosovës dhe në këtë duhet të insistojë, nuk duhet të insistojë në nënshkrim se nënshkrimi s’ka vlerë. Ai mund ta nënshkruajë që po do ta bëjë…Pastaj, ti e bën Asociacionin, ai i përmbush obligimet veta… duhet t’i rrimë gati kësaj pune, tak paret, tak salepin, tak flamuri i Kosovës në Beograd, tak themelimi i Asociacionit”, ka thënë Spahiu.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika