Policia e Kosovës vazhdon misionin kundër kontrabandimit të mallrave

Policia Kufitare e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një rimorkio të ngarkuar me pije të ndryshme alkoolike dhe joalkoolike.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar mbi aksionin e 23 dhe 24 majit. Në një makinë të improvizuar për rimorkio, Policia e Kosovës ka pranuar se mbrëmë ka gjetur një veturë me mallra të kontrabanduara në fshatin Kormonjan.
Në konsultim me prokurorin, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe, njëherësh ka iniciuar rastin si ”Kontrabandim me mallra”.
Të enjten e 24 majit rreth orës 11:30, njësia policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”,  ka ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ në vendin e quajtur Srbovac, komuna e Zveqanit,  i cili ka qenë i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.
Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminalin Doganor.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika