Bashkëpunimi regjional, Gërvalla: Jemi të zënë me marrëveshje konkrete, më shumë se sa me filma e me shfaqje

Në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se me vendet e rajonit janë të zënë me marrëveshje konkrete, "më shumë se sa me fjalë, me filma, me shfaqje"

inistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” ka thënë se bashkëpunimi me rajon është i mirë dhe se janë të zënë me marrëveshje konkrete.

“Është kënaqësi të konstatojmë se bashkëpunimi me rajon është i mirë, që jemi të zënë me marrëveshje konkrete, më shumë se sa me fjalë, me filma, me shfaqje. Marrëveshjet me shtetet fqinje janë të dizajnuara në atë formë që më së shumti të përfitojnë qytetarët tanë, dhe në Kosovë jemi shumë të përkushtuar që të vazhdojmë këtë qasje dhe këtë rrugë”, ka thӕnë Gërvalla.

Gërvalla në këtë forum ka folur dhe për rëndësinë e diasporës, duke thënë se ajo mbetet njëra prej prioriteteve të qeverisë. “Qeveria e Kosovës dhe institucionet tona kanë gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritetet kryesore në këtë mandat”, ka thënë tutje ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ajo është shprehur se është “e shkëlqyer” t’a shohësh diasporën në rrugë e sa shumë kënaqen, por sipas saj diaspora mund të sjellë më shumë, se sa financat.

“Kemi verën e ‘shacave’, është e shkëlqyer t’i shohësh në rrugët tona, sa miqësor janë, sa shumë kënaqen duke qëndruar deri orët e vona në kafiteritë tona. Shohim që diaspora mund të sjellë më shumë, se sa financat”, ka shtuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika