“Lideri i heshtur” gati ta jetësojë ëndrrën që i mbeti në gjysmë në vitin 2016

Akrepat e orës duket që sonte pe ecin më ngadalë për shtatëgjatin.

Berat Gjimshiti

Emri i tij nuk figuroi në listën e shqiptarëve që udhëtuan në Paris, në vitin 2016 për “Euro 2016”.

Ai mbeti i vetëm, shokët e skuadrës do i shikonte në televizor duke luajtur në kompeticionin e ëndrrave.

Por, dorëzimi nuk ishte opsion për të.

No photo description available.
Foto nga Arkiva: Gjimshiti me kombëtaren shqiptare

Shtatë vite më pas tashmë është një realitet tjetër.

Krahu i tij i majtë është më i rëndë, pasi në të e bart shiritin e kapitenit të Kombëtares Shqiptare.

Gjimshiti është lider i repartit defanziv të kuqzinjëve.

Sonte, ai së bashku me bashkëlojtarët mund të shkruajnë historinë: Ta dërgojnë Shqipërinë për herë të dytë në Evropian.

Mjafton vetëm një barazim ndaj Moldavisë dhe gjithçka përfundon.

May be an image of 1 person and text
Deklarata e Gjimshitit para ndeshjes me Moldavinë

Akrepat e orës duket që sonte pe ecin më ngadalë për shtatëgjatin.

Në jetë ka gjithmonë një mundësi të dytë. Gjimshiti është shembulli ideal.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika