Nëntë të vdekur nga stuhia në Turqi

Anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë

FOTO:AP

Ekipet e shpëtimit në Turqi kërkuan të hënën për 11 anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje mallrash që u fundos në Detin e Zi gjatë një stuhie e cila vrau së paku nëntë persona, përfshirë një nga anija, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se anija turke Kafkametler, me 12 anëtarë në bord, u fundos pranë bregdetit të Ereglit në veriperëndim të provincës Zonguldak në Turqi dhe se trupi i pajetë i një anëtari të ekuipazhit është nxjerrë.

Kapiteni i anijes kishte raportuar të dielën në mëngjes se anija po shkonte drejt një valëthyesi në Eregli, shkruan Rel.

Anija ka mundësi ta ketë goditur strukturën e valëthyesit.

Turqia u godit nga stuhi të fuqishme të dielën, ndërsa moti i stuhishëm me shi ua pamundësoi ekipeve të shpëtimit të kryenin operacione kërkimi përmes detit dhe ajrit deri të hënën në mëngjes.

Yerlikaya tha se stuhitë dhe vërshimet nëpër Turqi gjatë fundjavës shkaktuan vdekjen e katër personave në provincën juglindore, Batman, si dhe të tre personave të tjerë në Zonguldak dhe të një tjetri në Dijarbakir, po ashtu në juglindje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika