Dugolli shpreh habinë që Radoiçiq privilegjohet e nuk është në burg pas sulmit të 24 shtatorit në veri

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli, është shprehur i habitur me drejtësinë që Radoiçiqi mbeti i lirë, pas organizimit dhe ekzekutimit të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli, është shprehur i habitur me drejtësinë që Radoiçiqi mbeti i lirë, pas organizimit dhe ekzekutimit të sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Kjo është shqetësim i madh dhe me të drejtë Kurti ngre alarmin ku në vend që Radoiçiq të përballet me drejtësinë, të ishte prapa grilave dhe të merrte dënimin e merituar që e organizoi dhe ekzekutoi me 24 shtator. Ai ende mbetet i lirë dhe madje organizon tubime të natyrë së tillë, të cilat ndonëse me prapavijë elektrorale, gjithsesi, ato janë tubime për mobilizim ose ndonjë lloj organizimi të llojit soji i Radoiçiqit bën”, ka theksuar Dugolli.

I ftuar në emisionin “Five”, Dugolli u shpreh se shteti i Serbisë nuk e ka ndryshuar asnjëherë qasjen dhe veprimet karshi Kosovës, me të vetmen arsye, “destabilizimin e Kosovës”.

“Serbia nuk ka ndryshuar. Derisa Serbia është në të njëjtin kurs të veprimit, karshi Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Natyrisht ajo po përdor “mashat” siç janë si Lista Serbe dhe grupet e caktuara kriminale të llojit Radoiçiqi, për të destabilizuar vendin, për të destabilizuar veriun e vendit”, ka thënë Dugolli.

Dugolli është shprehur se Kosova nuk e dëshiron as luftën e as konfliktin, por një “vend të qetë, të sigurt dhe me rend e ligj”, por që Serbia nuk është e interesuar për këtë, për paqe dhe stabilitet.

“Ne nuk e dëshirojmë luftën. Ne nuk e dëshirojmë konfliktin. Ne e dëshirojmë një vend të qetë, të sigurtë dhe rend e ligj. Mirëpo, Serbia nuk është e interesuar për këtë, për paqe dhe stabilitet. Dhe gjithmonë rreziku ekziston”, ka shtuar ai.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika