Hamas “afër” marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin

Marrëveshja mund të përfshijë armëpushim të kufizuar dhe shkëmbim të pengjeve izraelitë për të burgosurit palestinezë

Një obus vetëlëvizës i ushtrisë izraelite qëllon pranë kufirit me Gazën në Izraelin jugor më 11 tetor 2023.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka deklaruar se ata janë në prag të një “marrëveshjeje të mundshme” për armëpushim me Izraelin, ndërkohë që nga ana tjetër, autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë ndonjë koment zyrtar.

Sipas burimeve të agjencisë franceze lajmesh (AFP), një marrëveshje paraprake mund të përfshijë një armëpushim pesëditor, duke përfshirë ndalimin e luftimeve tokësore dhe kufizime në operacionet ajrore izraelite mbi Gazën jugore.

Lexo edhe: Izraeli dhe Hamasi afër marrëveshjes për lirimin e pengjeve?

Gjithashtu, grupet militante palestineze do të lironin 50-100 pengje civilë izraelitë ose nga kombësi të tjera, ndërsa në këmbim, 300 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Burimet e AFP gjithashtu raportojnë se zyrtarë anonimë nga Hamas dhe grupi i Xhihadit Islamik kanë konfirmuar pajtimin me kushtet e marrëveshjes.

Zyrtari i Hamasit, Issat el Reshiq, ka bërë të ditur se negociatat po përqendrohen në zgjatjen e armëpushimit, dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë.

“Të dyja palët do të lironin gratë dhe fëmijët”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka njoftuar se detajet e marrëveshjes do të shpallen nga Katari, i cili ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit në këto bisedime.

Lufta, që tani gjendet në javën e shtatë, u nxit pas sulmeve të 7 tetorit të Hamasit në jug të Izraelit, kur sulmuesit e këtij grupi vranë afër 1.200 persona, shumica civilë dhe rrëmbyen 240 të tjerë.

Mbi 11.00 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika