Abdixhiku: Më nuk po flasim për Asociacion, por autonomi – pas kësaj vjen çështja e Kishës serbe 

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se aktualisht nuk flitet më për Asociacion, por për një formë autonomie me potencial të rrezikshëm për Kosovën

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më nuk flitet për Asociacion, por për autonomi.

Sipas Abdixhikut, debati rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe ka përfunduar dhe temë diskutimi është “një autonomi me potencial të rrezikshëm pr 10 vitet e ardhshme”.

E pas problemit të autonomisë, problem tjetër Abdixhiku ka theksuar se është edhe çështja e Kishës Ortodokse serbe.

“Autonomi me potencial të rrezikshëm për 10 vitet e ardhshme që të na shndërrohet si ai draft-statuti i ekipit menaxhues… Edhe problemi tjetër që nuk e kemi zgjedhur dhe do të na zgjidhet gjatë 10 viteve të ardhshme, është çështja e kishës. Pra ajo na ishte një temë në agjendë, por tani këtu statusi i Kishës brenda marrëveshjes së Ohrit. Në seancën e fundit të Kuvendit kur e kuptuam që s’ka ide, tha sipas Kushtetueses, sipas Kushtetutës ligji nuk duhet. Pra, ai nuk e ka idenë për çfarë kapitulli ka hapë. Pra, veç le ta kemi të qartë, po flasim për autonomi pa e përfshirë çështjen e Kishës që na vjen në tavolinë. Dhe në kthim kemi marrë asgjë, në kthim na jepet njohja de facto”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa, për draft-statutin e Asociacionit, draft ky i pranuar nga kryeministri, Albin Kurti, kryetari i LDK-së ka theksuar se është një autonomi e zgjeruar për serbët në Kosovë.

“E vërteta e parë që duhet të pajtohemi të gjithë është se bëhet fjalë për një autonomi të zgjeruar për komunitetin serb. Dhe bëhet fjalë për një trup prej leximit tonë të parë, prej asaj që kemi, asaj në publik ende jozyrtare, ende, por, presim dhe kur ta kemi do të kemi edhe qëndrim zyrtar dhe pozicion politik të LDK-së, në çfarëdo pozicioni që është.

Bëhet një nisje e një rrugëtimi të mundimshëm për Kosovën, për një trup që më pas shndërrohet edhe më autonome. Më autonome deri në përmasa të një lloj relacioni federativ. Kjo mbetet për t’u caktuar, gjatë periudhës së ardhme”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika