Stoltenberg-u i drejtohet Kosovës dhe Serbisë: Tejkaloni konfliktet, po zgjasin tepër shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t'i tejkalojnë konfliktet dhe se, sipas tij, zgjidhja është dialogu

Pamje nga konferenca e përbashkët për shtyp e sekretarit të NATO-s, Stoltenberg me disa nga krerët e rajonit

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Malit të Zi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka dhënë një mesazh Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg-u ka thënë se është me rëndësi të fokusohemi në dialog për dallim nga konflikti dhe lufta. Sipas tij, themelimi i Asociacionit mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka shtuar se është koha që të tejkalohen konfliktet në rajon. “Është koha që të tejkalohen konfliktet në rajon të cilat po zgjasin tepër shumë”, është shprehur Stoltenberg-u.

“Vërejmë se ka rreziqe nga situata në Kosovë dhe negociatat e ngecura në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Unë ju drejtohem të gjithëve në rajon, në çdo takim kam theksuar që është me rëndësi të fokusohemi në dialog për dallim nga konflikti dhe lufta. Dialogu është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë drejt prosperitetit dhe paqes. Themelimi i Asociacionit mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara”, ka thënë Stoltenberg-u.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika