Ushtria e Izraelit thotë se janë shkatërruar 400 tunele në Gaza

Sipas njoftimit nga ministria, shumë nga tunelet janë zbuluar brenda spitaleve civile, shkollave apo shtëpive

FOTO: BBC

Forcat e mbrojtjes në Izrael (IDF) ka thënë se trupat e saj kanë gjetur dhe shkatërruar rreth 400 tunele të Hamasit në Gaza, që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor.

Sipas njoftimit nga ministria, shumë nga tunelet janë zbuluar brenda spitaleve civile, shkollave apo shtëpive, raporton BBC.

Po ashtu, janë shpërndarë pamje të hyrjeve në tunele, për të mbështetur pretendimet.

Qeveria e Izraelit dhe grupi radikal palestinez Hamas — i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian — janë pajtuar të mërkurën për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika