“A ekziston rreziku i një skenari të Krimesë”

Gazetarja gjermane, Franziska Tschinderle ka shkruar një analizë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator, ku ka analizuar se "A ekziston rreziku i një skenari të Krimesë?, e që sipas saj "ekziston frika që diçka e ngjashme mund të ndodhë sërish"

Imazhi: Policët kosovarë në hyrje të Banjskës, 25 shtator 2023 (IMAGO / VXimages.com/ Vudi Xhymshiti)

“A ekziston rreziku i një skenari të Krimesë”, kjo është pyetja të cilën gazetarja Franziska Tschinderle e shtron në titullin e një analize të saj në median gjermane, Blätter, ku shkruan për tensionet e Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në një nivel të ulët të paprecedentë. Përshkallëzimi ndodh çdo muaj. Ajo që filloi me protestat kundër reformës së targave kulmoi me bojkotin e zgjedhjeve lokale nga pakica serbe. Në fund të majit pati edhe trazira në të cilat ushtarët e forcave mbrojtëse të NATO-s-KFOR u plagosën rëndë nga një turmë e militantëve serbë”, ka shkruar Blätter.

Blätter ka theksuar se “marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë në një nivel të ulët të paprecedentë. Përshkallëzimi ndodh çdo muaj. Ajo që filloi me protestat kundër reformës së targave kulmoi me bojkotin e zgjedhjeve lokale nga pakica serbe. Në fund të majit pati edhe trazira në të cilat ushtarët e forcave mbrojtëse të NATO-s-KFOR u plagosën rëndë nga një turmë e militantëve serbë”.

Paralajmërimet e politologut, Vezdran Džihić, disa muaj më parë se “ekziston një rrezik i madh” dhe “spiralja e përshkallëzimit në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojë dhe do të përfundojë në një tjetër zgjim të vrazhdë për kontinentin”.

 

Tschinderle ka theksuar se kjo situatë e krijuar pas sulmit terrorist në Banjskë i ka dy anë, e mira sipas saj është se “zgjimi i vrazhdë ende mund të ndalet” dhe lajm i mirë që “spiralja ka vazhduar”.

Ajo ka deklaruar se sipas qeverisë, synimi i forcave serbe është aneksimi i veriut. “Operacioni dështoi”, por ajo shkruan se ekziston frika që diçka e ngjashme mund të ndodhë sërish.

“A është Kosova e kërcënuar me një skenar të Krimesë? Dhe a ishte 24 shtatori një përpjekje e parë e provës për këtë?”, shkroi gazetarja Franziska Tschinderle në “X”, ku shpërndau linkun e analizës së saj mbi këtë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika