“Nëse do t’ia jepnim pjesën veriore Millosheviqit, luftë s’do të kishte pasur”, Tomë Gashi ilustron “ndarjen” e Kosovës nëse themelohet Asociacioni

Avokati Tomë Gashi ka ilustruar me një letër "ndarjen" e Kosovës në kontekstin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka shprehur shqetësimin se kjo mund të sjellë rrezik për shtetësinë e Kosovës. Gashi ka përdorur metaforën e ndarjes së Kosovës në letër, duke theksuar se çdo dhuratë (pjesë toke) që i jepet Serbisë mund të paraqet humbje për Kosovën

Avokati, Tomë Gashi

Në “FIVE” të Dukagjinit ku po po flitej për kompetencat që mund të ketë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe rrezikun që mund t’ia sjellë shtetësisë së Kosovës nga themelimi i tij, avokati Tomë Gashi e ka ilustruar me një letër “ndarjen” e Kosovës.

Teksa po e ilustronte “ndarjen” me një letër, në rast të themelimit të Asociacionit (me kompetenca ekzekutive), Gashi theksoi se nëse Sllobodan Milosheviqit do t’i “jepej prej Ibrit e lartë, pjesa veriore luftë nuk do të kishe pasur”.

“Nëse ne këtë Kosovë, edhe veç nëse mënyrë figurative ia japin Serbisë, (shkëput një copë të vogël nga letra tij), normal që Serbia fiton. Se ne po humbim diçka prej Kosovës…

Tepër shumë po i japin Serbisë se Serbisë nuk duhet  t’i japin bash kurgjo hiç (shkëput një copë më të madhe të letrës). Nëse ne ia japim përafërsisht 20 për qind të territorit, atëherë s’ka pasur nevojë me pas luftë hiç. Sepse Millosheciqi para lufte deklaronte që mund të gjendet një zgjidhje që Kosovën e ta bejë më Shqipërinë, deklaratat kanë qenë janë përsëritur me vjet e vjet që nuk ka probleme me shqiptarët e Shqipërisë, po me shqiptarët e Kosovës. Edhe tentativa për me u nda si tavolinën tanë përgjysmë me siguri nëse do i jepej prej Ibrit e lartë, pjesa veriore luftë nuk do të kishe pasur. Po a ka kuptim që ne tash faktikisht ta proklamojmë që Serbisë t’i jepet diçka, Kosova është shtet në veri. Serbia na ka neve borxh e neve ne si kemi borxh”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika