Gërvalla e quan modeste shumën prej 7 mijë e 500 eurosh që e merr Gani Jakupi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar lajmet rreth pagës së Gani Jakupit, duke theksuar se shuma e 7,500 eurove nuk është pagë mujore, por një shumë modeste për lobimin që ai e bën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur në lidhje me raportimet se Gani Jakupi merr 7 mijë e 500 euro pagë.

Këtë pyetje ia bëri Ariana Musliu e PDK-së, e cila kërkoi sqarime nga ministrja.

Gërvalla u përgjigj duke thënë se vlera e 7 mijë e 500 eurove nuk është pagë mujore, por, sipas saj, është një shumë modeste për lobimin që Jakupi e bën.

“Sa i përket pagës prej 7 500 euro, pikërisht partia që ju përfaqësoni ka paguar 50-fishin. Për PDK hezitoj që të diskutoj për financa, unë ju dëgjova, sepse ju e shfrytëzon mikrofonin vetëm për të bërë gënjeshtra. Kjo nuk është pagë, është një projekt i lidhur me objektiva të qarta”.

“Me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore është shumë modeste për gjithë lobimin që bën. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë. Më vjen keq që Gani Jakupi përballet me një fushatë të tillë”, tha ajo.

Ndryshe, mediumi “Periskopi” ditë më parë kishte raportuar se këshilltari i angazhuar nga Gërvalla merr pagë mujore 7 mijë e 500 euro.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika