Osmani: Kosova e interesuar të punojë sa më afër me Presidencën belge

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ministren e Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib, duke theksuar nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë më 24 shtator. Në takim, Osmani falënderoi Belgjikën për mbështetjen në integrimin evropian të Kosovës dhe për rolin e tyre në procesin e liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të premte ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, ku ka theksuar edhe një herë që është e nevojshme që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë më 24 shtator, ku vdiq polici Afrim Bunjaku.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Presidencës, Osmani falënderoi Belgjikën për mbështetjen për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen e ofruar për anëtarësim në Këshillin e Evropës e në procesin e liberalizimit të vizave.

“Në takim, Osmani e ka informuar ministren Lahbib edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, posaçërisht në lidhje me agresionin e 24 shtatorit të Serbisë ndaj Kosovës dhe nevojën e adresimit të përgjegjësisë së saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, presidentja përgëzoi shtetin e Belgjikës për ngritjen e nivelit diplomatik të marrëdhënieve ndërshtetërore me hapjen e Ambasadës në Prishtinë.

Sipas Osmanit, Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, si dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Presidentja Osmani ka theksuar se mërgata e Kosovës në Belgjikë luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Sipas presidentes Osmani, Kosova është një vend modern evropian, demokratik dhe shumëetnik që aspiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare. Në këtë kontekst, presidentja Osmani tha se meqë Belgjika e merr Presidencën e BE-së më 1 janar 2024, ndaj Kosova është e interesuar të punojë sa më afër me Presidencën belge për të siguruar progres konkret në procesin e integrimit të Kosovës në BE”, vijon në komunikatën e Presidencës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika