Kejvina njëherë “e qartë”, pastaj “sensitive”, uron Luizin dhe Kiarën për shtatzënësi

Kejvina Thella ishte banore e Big Brother VIP Albania II, por ajo pas dhunës fizike të shprehur ndaj banorit Luiz Ejlli, është përjashtuar nga Vëllai i Madh.

Pas daljes nga BBV, Kejvina i kërkoi falje Luizit, por raporti mes saj dhe Kiarës u agravua.

Ajo tha se Kiara është xheloze për Luizin dhe se po e shkatërron atë vetëm për famë.

Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre.

Kejvina i ka komentuar atyre në Instagram, duke ia uruar për pritjen e ëmbël.

Po ashtu, edhe Arbana Osmani, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes i uruan publikisht.

“Urime e vetëm bekime”, shkroi Arbana.

Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë “Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do të zbuloj më shumë se s’më lejohet.’

Ronaldo me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”, shkroi “Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video.”

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika