Shpërthim në veri, dyshohet se është granatë dore

Një shpërthim e një granate dore është dëgjuar në mesnatën e së dielës në veri të Mitrovicës. Policia ka njoftuar se nuk ka lëndime në njerëz

Një shpërthim e një granate dore është dëgjuar në mesnatën e së dielës në veri të Mitrovicës.

Këtë për portali Dukagjini e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka njoftuar se nuk ka lëndime në njerëz, por ka dëme të vogla materiale.

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika