Kurti ndan momente nga takimi me Rita Orën, diskutojnë për artin e kulturën

“Një bisedë për artin, kulturën dhe filmin, duke reflektuar mbi arritjet dhe duke eksploruar bashkëpunime të mundshme me Rita Orën që feston ditëlindjen e saj, e rrethuar nga njerëz krenarë”, ka shkruar Kurti

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka vendosur që ditëlindjen e saj ta festojë në Kosovë.

Me këtë rast, ajo është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili edhe ka ndarë disa momente me të dhe bashkëshortin e saj.

Kurti, në Facebook, tregoi se me ta bisedoi për artin, kulturën dhe për atë se cfarë mund të bëhet në të ardhmen.

“Diskutim për art, kulturë dhe film, për çfarë është bërë, për çka mund të bëjmë bashkë, me Rita Orën që festonte ditëlindjen, e rrethuar me njerëz krenar për të arriturat e saj”, shkroi Kurti.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika