Vendimi i Apelit për Salih Mustafën shpallet më 14 dhjetor

Vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vjet burgim, do të shpallet më 14 dhjetor 2023 kanë bërë të ditur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK)

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) bëhet e ditur se vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vjet burgim, do të shpallet më 14 dhjetor 2023.

Gjithashtu, bëhet e ditur se vendimi për këtë rast gjyqësor do të mbahet në seancë publike.

“…Kolegji i Gjykatës së Apelit: PLANIFIKON shpalljen e Aktgjykimit të Apelit për të enjten, më 14 dhjetor 2023, në ora 9:30; dhe UDHËZON palët dhe pjesëmarrësit që të tregojnë, deri të hënën, më 4 dhjetor 2023, ora 16:00, nëse do të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit gjatë kësaj seance, siç është detajuar më sipër në paragrafin”, thuhet në vendim.

Ndryshe, aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim.

Dënimi me 26 vjet, nga shumë juristë në Kosovë është parë si shkelje e ligjit penal, pasi me ligjin e Dhomave të Specializuara dënimi maksimal është deri në 20 vjet, e cili ligj rrjedh nga një ligj i ish-Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSVJ). E ky ligj është modifikuar nga UNMIK-u më vonë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika