Takimi me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Blinken kthen fokusin te tensionet Kosovë-Serbi

Në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s, aleanca do të riafirmojë mbështetjen e saj për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, do të shqyrtojë mënyrat e zbutjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të shikojë përgatitjet për 75-vjetorin e NATO-s vitin e ardhshëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kthyer vëmendjen te Ukraina, NATO-ja dhe Ballkani Perëndimor pas javësh fokusi intensiv në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Siç raportoi të martën “PBS News”, në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s, aleanca do të riafirmojë mbështetjen e saj për mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë, do të shqyrtojë mënyrat e zbutjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të shikojë përgatitjet për 75-vjetorin e NATO-s vitin e ardhshëm.

“Aleatët do të vazhdojnë të mbështesin vetëmbrojtjen e Ukrainës derisa Rusia të ndalojë luftën e saj të agresionit”, tha Jim O’Brien, diplomati më i lartë i SHBA-së për Evropën.

Sesioni dyditor të martën dhe të mërkurën do të përfshijë takimin e parë në nivel ministër të Jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë, një organ i krijuar nga krerët e aleancës në samitin e tyre të fundit për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin dhe për të ndihmuar në përgatitjen e Kievit për anëtarësimin përfundimtar.

Në një telefonatë me gazetarët të hënën, O’Brien tha se Blinkeni mund të udhëtojë në Shkup pas Brukselit për një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Takimi i NATO-s në Bruksel do të trajtojë situatën në Ballkanin Perëndimor ku ka thirrje që NATO-ja të rrisë praninë e saj ushtarake në mes të shqetësimeve se tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mund të përshkallëzohen në konflikt të drejtpërdrejtë.

Pos Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, ministrat do të diskutojnë edhe planet për samitin e 75-vjetorit të aleancës që do të mbahet në Uashington në korrik 2024, në të cilin aleatët do të festojnë themelimin e NATO-s dhe do të nxjerrin në pah atë që liderët e quajnë aleanca ushtarake më e suksesshme në histori.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika