Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt në Tiranë, uron shqiptarët për 28 Nëntor

Këtë të martë, presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.

Presidentja Vjosa Osmani me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e kësaj feste kombëtare.

“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Osmani.

Në këtë ceremoni Osmani është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe të ftuar të tjerë.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika