Osmani takon Blinkenin: Të bashkuar në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve moderne demokratike

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në një njoftim në Facebook, Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO, qëndrojnë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike moderne

Osmani takon Blinkenin: Të bashkuar në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve moderne demokratike

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani, i cili ka theksuar se si panterë strategjikë dhe aleatë në NATO, qëndrojnë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve moderne demokratike.

“Përshëndetëm vendimin që i hap rrugën Maltës për të qenë kryesuesja e ardhshme OSBE-së në vitin 2024, që paraqet sukses të rëndësishëm për kryesimin tonë dhe të ardhmen e OSBE-së. Vizita është edhe një konfirmim për marrëdhëniet tona të reja mes dy diplomacive që filluan vitin e kaluar kur lançuam Dialogun Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika