Kuvendi i Kosovës mban dy seanca

Në seancën e parë në rend dite në mesin e shumë pikave do të jetë debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, ndërsa në seancën e dytë në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten e 30 nëntorit do të mbajë dy seanca.

Seanca e parë do të fillojë në orën 10:00, e cila në rend dite ka shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa seanca e dytë do të fillojë në orën 16:00.

Në seancën e parë në rend dite në mesin e shumë pikave do të jetë debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, ndërsa në seancën e dytë në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare.

Rendi i ditës për seancën e parë:

  • Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
  • Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
  • Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
  • Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
  • Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
  • Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
  • Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Rendi i ditës për seancën e dytë:
  • Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
  • Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika