(Ekskluzive) Operacion policor, dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Dyshohet se gjatë një operacioni policor është vrarë njëri nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, ndërsa një zyrtar policor ka mbetur i plagosur

Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor, policia ka neutralizuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Po ashtu, dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Burimet brenda policisë konfirmojnë qe polici i plagosur është hetues.

Deshmitarët ne kushte anonimiteti kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me por me sugjerimin e policisë kanë qëndruar në hapësira të sigurta.

Aksioni është zhvilluar rreth orës 12:00-12:30.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë.

Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika